Manchester United ka siguruar kualifikimin në fazën tjetër me fitoren e thellë ndaj Partizan Beogradit mbrëmjen e sotme (e enjte).
“Djajtë e Kuq” janë në xhiron e 1/16-ës në Evropa Ligë me tri pikët e siguruara pas fitores së thellë 3 me 0 në Old Trafford në Manchester në takimin e zhvilluar në kuadër të xhiros së katërt në Grupin L në Evropa Ligë, shkruan portali arbresh.info.
Mason Greenwood dhe Anthony Martial shënuan gjatë pjesës së parë duke dërguar në pushime me një avantazh prej dy golave skuadrën e Ole Gunnar Solskjaerit.
Goli i tretë u realizua në minutën e 49′ nga Marcus Rashford pas një goditje spektakolare.

Skuadra serbe ishte e dobët në Angli duke krijuar vetëm dy raste dhe duke gjuajtur në portën po aq herë.
United është lider i Grupit L me dhjetë pikë – dy më shumë se AZ Alkmaar në pozitën e dytë, ndërsa Partizan Beogradi qëndron në pozitën e tretë me katër pikë./arbresh.info/
Sot nafta dy cent më lirë se dje
Superliga vazhdon me ndeshjet e xhiros së 28-të, vëmendja në...
Begaj uron Pashkët Ortodokse: U përhaptë kudo drita e pranis...
Hungarezët votojnë – a po i vjen fundi epokës së Vikto...
57 aksidente e mbi 1800 gjoba të shqiptuara brenda 24 orëve ...
Haradinaj uron Pashkët Ortodokse: Kremtofshi në paqe, pranë ...