Drejtoria e Inspeksionit në komunën e Mitrovicës, nën asistimin e Policisë së Kosovës, sot kanë ndërmarrë aksion duke mos lejuar shitësit e ndryshëm që produktet e tyre t’i ekspozojnë në trotuare dhe hapësira tjera publike, të parapara për shfrytëzim nga ana e qytetarëve.
Inspektorët komunal bëjnë të ditur se shitësit i kanë respektuar urdhëresat e inspektorëve dhe nuk ka pasur nevojë për intervenim të Policisë apo shqiptim të ndëshkimeve mandatore.
Kjo gjë sipas tyre flet për faktin se shitësit po e kuptojnë seriozitetin e angazhimit të inspektorëve komunalë dhe rëndësinë e lirimit të hapësirave publike për lëvizje të lirë e pa pengesa të qytetarëve.
Drejtori i Inspeksionit, Hysni Ahmeti, thekson se aksione të ngjashme do të ketë në vazhdimësi, deri sa të mos ketë ekspozim të mallrave nëpër trotuare dhe të mos ketë pengesa në lëvizjen e qytetarëve./arbresh.info
Brikena e pranon për herë të parë: Kam pëlqim për Mateon
Hajnat depërtojnë me forcë brenda një shtëpie në Gjakovë, vj...
Theret me thikë një person në Prishtinë
Rrahje mes pesë personave në Vushtrri, dy prej tyre bëhen pë...
Tre persona sulmojnë katër zyrtarë policorë në Pollatë të Po...
Zhduket një e mitur në Prishtinë