Fatmir Limaj, kandidat për kryeministër nga koalicioni Nisma-AKR-PD, këmbëngul se duhet një rinumërim i plotë për zgjedhjet e 6 tetorit, që deri tash këtë koalicion e vënë nën prag zgjedhor.
Sipas tij, ka gabim të madh në numërim dhe “këtë e ka vërtetuar rinumërimi i pjesshëm”.
“Duke e parë që gabimi është lëshuar nga qendra, atëherë mund të themi se komisionerët, duke u ballafaquar më gabimin, kanë ndërhyrë vetë në këtë fletëbartje duke shkelur ligjin. Ata kanë pasur qëllim të mirë mirëpo me këtë e shkel ligjin”, ka thënë Limaj për Rubikonin.
Ai ka thënë se do t’i shkojnë procesit deri në fund duke përfshirë këtu edhe Gjykatën Kushtetuese. Ka shtuar se do të procesin deri në fund procesin, pasi deri tash “PZAP-ja na ka refuzuar”.
“Është diçka që ne po krijojmë një precedent se mund të ndërhyhet. Ajo që po flas unë sot nuk është kauzë e Nismës por e drejtësisë. Natyrisht që ne jemi drejtpërdrejt të atakuar. Ne si shoqëri, atyre që i kemi zgjedhur ta përcjellin procesin, t’u kërkojmë llogari. I gjithë ky proces ka mund të na dështojë për shkak të administrimit”, ka thënë Limaj tutje.
Gjakovë: Ende i mbyllur dhe me shirit të policisë lokali ku ...
Dy të vdekur në aksidente dhe mbi 2 mijë gjoba në 24 orët e ...
Princesha e Norvegjisë thotë se është ‘manipuluar dhe mashtr...
Çfarë moti do të mbajë këtë fundjavë?
Ndahet nga jeta ish-inspektori i arsimit
Erdogani uron Fitër Bajramin: Zoti e shkatërroftë Izraelin