Presidenti i Qeverisë Rajonale Kurde të Irakut (KRG), Nechirvan Barzani, ka deklaruar se Turqia nuk ka asnjë problem me kurdët në Siri dhe se synon vetëm të luftojë grupin e lidhur me terrorizmin atje, raporton Anadolu Agency (AA).
Duke folur në një panel të organizuar nga Qendra hulumtuese për Lindje e Mesme (MERI) me qendër në Erbil, Barzani iu referua edhe zhvillimeve në Siri dhe grupit terrorist PKK, dega siriane e të cilës është YPG.
Barzani tha se ai ishte informuar lidhur me qëndrimin e qartë të Turqisë kundër grupit terrorist, duke shtuar se ai pajtohet me perspektivën e Ankarasë se grupi terrorist po ashtu paraqet kërcënim për kurdët lokalë që jetojnë në Siri.
Ai u bëri thirrje kurdëve në Siri që ta mbajnë larg tyre grupin terrorist dhe theksoi se grupi terrorist PKK synon të legjitimojë veten duke përdorur kurdët sirianë.
Më 9 tetor, Turqia nisi operacionin kundër-terrorist “Burimi i Paqes” për të eliminuar terroristët e YPG/PKK-së nga Siria veriore në lindje të lumit Eufrat, në mënyrë që të sigurojë kufijtë e Turqisë, të ndihmojë në kthimin e sigurt të refugjatëve sirianë dhe të garantojë integritetin territorial të Sirisë.
Më 22 tetor, Turqia arriti një marrëveshje me Rusinë për të detyruar terroristët e YPG/PKK-së që me armët e tyre të tërhiqen nga zona e sigurt e planifikuar.
Në fushatën e saj terroriste mbi 30-vjeçare kundër Turqisë, PKK-ja e listuar si një oganizatë terroriste nga Turqia, SHBA-të dhe Bashkimi Evropian (BE), ka qenë përgjegjëse për vdekjen e rreth 40 mijë personave, përfshirë shumë gra, fëmijë e foshnje. YPG-ja është dega siriane e PKK-së.
“Thellësisht e nderuar”, Osmani merr ftesë nga Trump për Bor...
“Kthim i kaosit dhe terrorizmit”, 120 anëtarë të ISIS arrati...
Liga e Kampionëve sjell nëntë përballje, sot luhen ndeshje v...
Presidentja Osmani ftohet nga Presidenti Trump që ta përfaqë...
Reshje shiu dhe dëbore, situata në akset rrugore/ ARRSH: Në ...
Avioni i Trump pëson defekt, kthehet në bazë pak para nisjes...