Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti për Krime të Rënda ka shpallur Aktgjykimin kundër të akuzuarit A.P për veprat penale Grabitje nga nenin 329 par.5 të KPRK-së dhe Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve nga nenin 374 par.1 të KPRK-së.
“I akuzuari është shpallur fajtor dhe është dënuar me burgim në kohëzgjatje prej 25 (njëzetepesë) viteve i cili dënim do të ekzekutohen pas plotfuqishmërisë së këtij aktgjykimi, duke i llogaritur kohën e kaluar në paraburgim nga dt.03.04.2019 e tutje dhe dënim unik me gjobë në shumë prej 8.000 (tetëmijë) €, i cili dënim do të ekzekutohet pesëmbëdhjetë (15) ditë, pas plotfuqishmërisë së këtij aktgjykimi”, thuhet në njoftimin e gjykatës.
Rasti në fjalë ka të bëj me vrasjen e punëtorit të një kazinoje në Lipjan në mars të këtij viti.
“Me datë 20.03.2019, rreth orës 18:26, në rrugën “Bajram Gashi” në Lipjan, konkretisht në kazinon “Matrix”, i akuzuari A.P, me qëllim të përftimit kundërligjor dhe përvetësimit të pasurisë së huaj të luajtshme me përdorimin e forcës, kishte hyrë në kazino duke u sjellë në brendinë e saj përreth 12 minuta, pastaj ishte afruar tek banaku i kazinos dhe nga i dëmtuari tani i ndjeri F.A. kishte kërkuar fillimisht një pije dhe kur tani i ndjeri është kthyer për ta marrë pijen i pandehuri nga brezi kishte nxjerrë pistoletën dhe ia kishte drejtuar viktimës duke i kërkuar paratë, ku ky i fundit ja dorëzon kuletën me të holla dhe shtrihet në tokë për ti dhënë edhe paratë tjera, pastaj i pandehuri A.P kishte shtënë dy herë me pistoletë në drejtim të tij duke e goditur në pjesën e shpinës me ç’ rast i njëjti kishte ndërruar jetë në vendin e ngjarjes, ndërsa i pandehuri nga viktima kishte marrë shumën e parave në vlerë prej 2700 € dhe ishin larguar në drejtim të panjohur”, njofton gjykata.
Kundër këtij vendimi pala ka të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit të Kosovës./arbresh.info
Brikena e pranon për herë të parë: Kam pëlqim për Mateon
Hajnat depërtojnë me forcë brenda një shtëpie në Gjakovë, vj...
Theret me thikë një person në Prishtinë
Rrahje mes pesë personave në Vushtrri, dy prej tyre bëhen pë...
Tre persona sulmojnë katër zyrtarë policorë në Pollatë të Po...
Zhduket një e mitur në Prishtinë