Dega e LDK-së në Zvicër përmes një kumtese për media ka bërë me dije se është duke e përcjellur gjendjen në Universitetin e Prishtinës me shqetësim të madh.
Sipas degës së këtij subjekti politik kjo brengë rritet ma shumë kur kryetari i LDK-së Isa Mustafa, edhe në cilësinë e Kryeministrit të Kosovës është bërë heshtak dhe opurtun karshi përpjekjeve shkatërruese që po i bëjnë grupe politike për ta shkatërruar nismën e mirë që ka bërë rektori në Universitetin e Prishtinës.
“Përpjekjet e rektorit prof. dr. Ramadan Zejnullahu që në këtë institucion universitar të vihet rregulli dhe të qiten në pahë vlera akademike, po pengohen nga politika, kurse Kryeministri i Kosovës i cili është edhe kryetar i LDK-së, po heshtë?!…” thuhet në njoftimin e tyre.
Për këto arsye Dega e LDK-së në Zvicër shprehet e zhgënjyer edhe me qëndrimin e Kryesisë së LDK-së në Prishtinë e cila sipas tyre nuk ka guxim politik për t’i kundërshtuar këto tendenca.
Dega e LDK-së deklaron se mbështet përpjekjet e Rektorit për të vendosur ligje dhe standard në UP.
Ajo apelon edhe tek faktori ndërkombëtar që të ushtrojnë trysninë e tyre tek partitë politike që t’i heqin strukturat e tyre nga udhëheqja në universitetin e Prishtinës, transmeton Klan Kosova.
Në Rahovec gjenden mbetje mortore që dyshohet të jenë të një...
Komandanti i FSK-së takohet me shefin e Mbrojtjes së Lituani...
Haradinaj: Njohje nga Bahamas e rëndësishme, avancimin ndërk...
Klubi i madh spanjoll hyn në garë për Goretzka
Kurti pas njohjes nga Bahamas: Njohja e katërt për Kosovën k...
Shqipëria rrit pagën bazë minimale