Sindikata e ekuipazhit “UFO” te Lufthansa, kërkoi sot të mbahet grevë 48-orëshe për të enjten dhe të premten, në kuadër të një konflikti social të vazhdueshëm në Gjermani.
“Greva, që do të zgjasë nga ora 23:00 GMT e të mërkurës deri në orën 23:00 GMT të së premtes, do të prekë të gjitha fluturimet me nisje nga aeroportet gjermane”, theksoi UFO, legjitimiteti i të cilës për të përfaqësuar punonjësit është kontestuar para drejtësisë nga kompania ajrore.
“UFO e bëri këtë njoftim për shkak të refuzimit të vazhdueshëm të Lufthansa-s për të negociuar lidhur me pretendimet”, theksoi sindikata në një komunikatë.
Më 20 tetor, UFO organizoi një grevë në katër filiale të grupit Lufthansa duke shkaktuar qindra ndërprerje fluturimesh./tch/
Kryeministri Rama udhëton sot drejt Greqisë, merr pjesë në F...
Trump: Pa marrëveshje, Irani do përballet me probleme që nuk...
Babai vrau tetë fëmijë – një grua dhe një fëmijë thuhe...
Talenti holandez, Kees Smit në “radarët” e gjiga...
Trump: Po e fitojmë luftën me Iranin pavarësisht lajmeve të ...
Trump i dërgon letër Osmanit: Mezi pres ta vazhdoj bashkëpun...