Zyrtarisht, Vedat Muriqi është vlerësuar si lojtari më i mirë i muajit tetor në Superligën e Turqisë
‘Gladiatori’ i Kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi, vazhdon të rrisë vlerën e tij dhe të shkëlqejë me Fenerbahçen.
Për shkak të formës fantastike këtë sezon, sidomos në ndeshjet e fundit – Muriqi është vlerësuar zyrtarisht si lojtari më i mirë për muajin tetor në Superligën e Turqisë.
Këtë e ka konfirmuar vet 25-vjeçari përmes një postimi në rrjete sociale.
“Lojtari i muajit Tetor”, ka shkruar Muriqi në llogarinë zyrtare në Facebook.
10 paraqitje, 5 gola dhe një asist – këto janë statistikat e Muriqit deri më tani në Turqi me fanellën e Fenerbahçes, i cili në total ka luajtur 900’ minuta. /Gazeta Express/
4 miliardë euro për 2026, Instituti GAP: Rritje për pensione...
Londrimi i bën ftesë Gjestit të futet në shtëpi
Shpërthimi i fishekzjarrëve në një dyqan në Kinë, 8 viktima
Zbulohet koncepti i pamjes së re të “NEWBORN” për 18 vjetori...
Marco Rubio pritet të takohet me Orban në Hungari
Noni Madueke thotë se tifozët e Arsenalit duhet të jenë të e...