Në fund të tetorit nis gjykimi ndaj Fatmir Limajt për rastin MTPT

11:20 | 9 Tetor 2015
Gita

Gjykata Themelore e Prishtinës ka caktuara seancën e gjykimit ndaj ish-ministrit të Ministrisë së Transportit dhe Pos- Telekomit, Fatmir Limajt në fund të këtij muaji.

Lajmin e ka bërë të ditur mbrojtja e Limajt, avokati Tomë Gashi, përmes një postimi në Facebook.

Caktimi i  gjykimit sipas Gashit është bërë me 30 tetor të këtij viti. Ai ka thënë se po bëhet shantazh ndaj Limajt .

“Se Fatmir Limaj  është duke u shantazhuar nga Eulex-i e vërteton edhe caktimi i shpejt i gjykimit ndaj tij pas ngritjes së aktakuzës të quajtur ” aktakuzë e konsoliduar” nga Prokurori i Eulex-it. Aktakuzë  të cilën në këtë formë nuk e njeh as Kodi i Procedurës Penale”, ka thënë Gashi, transmeton arbresh.info.

Avokati Gashi e quan jo të rastësishme  përshpejtimin për caktimin e fillimit të gjykimit ndaj Limajt.

Sipas tij, momenti i publikimit të aktakuzës me 29. shtator 2015 nuk është i rastësishëm, e aq me pak i rastësishëm, sipas tij, mund të jetë caktimi i gjykimit ndaj Limajt në kohën rekorde për datën  30 tetor 2015, saktësisht një muaj pas ngritjes se aktakuzës se “konsoliduar”.

“Normalisht që nuk mund të ketë prova direkte për ndikime politike në këtë rast, por sigurisht që nuk është e rastësishme caktimi i përshpejtuar i gjykimit kundër tij, tani kur opozita në mënyrë aktive po kundërshton nënshkrimin e marrëveshjeve te Brukselit për asociacionin e komunave serbe ne Kosove-Zajednices”, është shprehur  avokati Gashi./arbresh.info

 

https://www.facebook.com/photo.php?fbid=869536946455372&set=a.707115116030890.1073741827.100001972236481&type=3&permPage=1

Shpërndaje në rrjete sociale