Ish-trajneri i Milanit, Fabio Capello, ka thënë se kuqezinjtë janë në telashe, pasi nuk kanë kurrfarë personaliteti, pas një paraqitjeje tjetër të dobët të dielën kundër Lazios.
Milani humbi 2:1 kundër Lazios mbrëmë, duke e konfirmuar fillimin më të keq të sezonit në 78 vjetët e fundit dhe Capello e pranon se po brengoset për klubin të cilin e udhëhoqi drejt sukseseve të mëdha në vitet e 90-ta, transmeton Gazeta Express.
“Milani është në telashe. Lojtarit nuk i ka të nivelit të lartë, shihet qartë. Po luajnë me frikë”, tha trajneri veteran italian.
Ai i kritikoi në veçanti Lucas Paquetan dhe Rafaelo Leaon, duke theksuar se ata nuk po i përmbushin pritjet.
“Ata nuk kanë kurrfarë personaliteti dhe nuk po luajnë sipas vlerës që u ishte caktuar. Paqueta ka cilësi po nuk po i tregon. Leao më nervozoi kundër Lazios. Ai duhet të vazhdojë të luajë edhe kur nuk e ka topin në këmbë”, shtoi ai.
“Në Milan nuk shoh lider, apo kapiten, jo vetëm një i cili e vendos shiritin e kapitenit, por një lojtar i cili mund të ndihmojë në shpërndarjen e ideve të trajnerit”, theksoi ai.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...