Këshilli Studentor i Fakultetit Filozofik që udhëhiqet nga Organizata studentore “Reforma”, ka bërë të ditur se e kundërshton vendimin diskriminues të MASHT-it për konkursin e bursave, për studentët e Universitetit të Prishtinës.
Ata përmes një komunikate për media kanë bërë të ditur se të hënë nga ora 13:00 do të mbajnë protestë para Ministrisë së Arsimit, për të shprehur pakënaqësitë për mos përfshirjen e Fakultetit Filozofik në konkursin për bursa
Të hënën me datë, 04.11.2019, nga ora 13:00 para Ministrisë së Arsimit, do ta kundërshtojmë përmes një aktiviteti simbolik (protestë) për të shprehur pakënaqësinë tonë për mos përfshirjen e Fakultetit Filozofik e në këtë konkurs për bursa, transmeton arbresh.info
“Ne jemi kundër që në këtë mënyrë të diskriminohen studentët e dalluar të cilët kanë arritur rezultate të larta në studimet e tyre, ky konkurs për bursa i shpallur nga Ministria e Arsimit është shqetësim për ne, duke mos e përfshirë Fakultetin e Arteve i cili është mjaft specifik dhe saktësohet mirë edhe me rregullore dhe statut të Universitetit të Prishtinës”, thuhet në njoftim.
Ata thonë se duke ditur se shpenzimet në këtë Fakultet janë mjaftë të larta dhe nganjëherë edhe të pa përballueshme për studentët, të cilët deri në vitin e kaluar kanë shfrytëzuar mundësinë e tyre për bursë nga ministria e Arsimit, e cila ka qenë një mbulesë dhe lehtësim i madh për rimbursimin e mjeteve të shpenzuara gjatë studimeve.
“Ku mbetën premtimet e Ministrit të Arsimit se buxheti për bursa do të rritet nga viti në vit, tani po del e kundërta, duke e stër-minimizuar numrin e ndarjes së bursave për studentët e dalluar, kjo si duket është shfrytëzuar më shumë për parafushatë elektorale dhe fare nuk i shohin si prioritet vullnetin dhe stimulimin e studentëve që të arrijnë rezultate të shkëlqyera në studime. Ne nuk jemi kundër kritereve, jemi kundër faktit që nuk ka gjithpërfshirje. Prioriteti i fundit për Ministrin e Arsimit është studenti”, ka thënë ai./arbresh.info/
Hamza prezanton vizionin e tij: Kosova ecën përpara kur jemi...
Real Madridi merr një goditje të fortë para ndeshjes me Man ...
Macron: Në 2026 adoleshentët francezë s`do të kenë qasje në ...
Islanda bojkoton Eurovisionin 2026, i bashkohet Spanjës, Irl...
Hargreaves nënshkruan me krerët fetarë Deklaratën e Përbashk...
Nesër nisin punimet për mbulimin e tribunave dhe ndriçimin e...