Kryesuesi i Qendrës Kundër Ekstremizmit në kuadër të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Rusisë, Ibrahim Eldzharkiyev, u qëllua për vdekje në Moskë të shtunën.
Hetuesit konfirmuan identitetin e tij dhe të viktimës tjetër që është vëllau i Eldzharkiyevit. Një hetim kriminal është duke u zhvilluar lidhur me këtë rast.
Eldzharkiyevi i kishte mbijetuar një sulmi në janar ku tre truproje mbetën të plagosur në kufirin mes Ingushetisë dhe Çeçenisë. Ai ishte emëruar kryesues i Qendrës Kundër Ekstremizmit vitin e kaluar pasi Timur Khamkhoyev që mbante pozitën në atë kohë ishte dënuar me 7 vjet burg për keqtrajtim të të burgosurve./rel/
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...