Militantët në verilindje të Malit kanë vrarë 49 ushtarë në një sulm që ndërmorën kundër një baze ushtarake, sipas një njoftimi që ushtria vendase ka bërë në rrjetet shoqërore.
Ky është një nga sulmet më vdekjeprurës në 10 vitet e fundit, dhe ushtria e ka quajtur “sulm terrorist”.
Mali ka që nga viti 2012 që vuan nga rastet e dhunës, pasi militantët islamikë morën kontrollin e zonës veriore të vendit.
Me ndihmën e Francës, ushtria e Malit ka arritur të rimarrë territorin, por pasiguria vazhdon.
Dhuna është përhapur edhe në vendet fqinje.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...