Liverpooli ka arritur ta mposhtë Aston Villën në frymën e fundit në kuadër të javës së 11-të në Ligën Premier.
The Reds fituan 2-1 me Villën për ta vazhduar diferencën prej gjashtë pikësh ndaj Manchester Cityt.
Minuta 21-të ishte ajo kur mysafirët kaluan në epërsi me anë të Trezeguet që u shërbye mjaftë mirë nga John McGinn.
Gjashtë herë kampioni evropian tentoi t’i barazonte shifrat, mirëpo Aston Villa ishte e koncentruar në të gjitha fazat e fushës për pjesën më të madhe të kohës.
Por, Andy Robertson (87’) arriti që t’i barazonte shifrat në 1-1, derisa Sadio Mane shënoi golin e fitores në minutën e 90+4, për t’i siguruar kështu skuadrës së tij tri pikë.
Pas kësaj xhiroje, Liverpooli vazhdon të jetë lider i Ligës Premier me 31 pikë, ndërsa në javën e 12-të do ta presin Manchester Cityn.
Ministri Muja merr pjesë në Panairin Ndërkombëtar të Bujqësi...
Këto janë komisionet parlamentare dhe anëtarët e tyre
Bordi i Paqes prezanton faqen zyrtare, Rama krah Trump/ Flam...
Neuer rikthehet nga lëndimi i gatshëm për përballjen me Dort...
Delegacioni i BE-së vizitë në Parlament, diskutohet për zhvi...
Spiropali riafirmon mbështetjen e palëkundur të Shqipërisë p...