Simptomat e kancerit të mushkërive, fatkeqësisht, më së shpeshti nuk shfaqen derisa sëmundja të mos përparojë, ndërkaq pakkush e di që kjo shenjë në gisht mund të tregojë këtë sëmundje të keqe Kur zhvillohet sëmundja shfaqen këto simptoma: kollitje e pandalshme, infeksioni, kollitje me gjak, mungesë e frymëmarrjes, dhembje në mushkëri, lodhje konstante, humbje apetiti dhe dobësim i shpejtë.
Ekspertët theksojnë se te 3 deri në 10 persona të cilët janë sëmurë nga kanceri i mushkërive është shfaqur ndryshim i caktuar në gishta. Në të vërtetë, fundet e gishtave dhe të thonjve rriten dhe bëhen të shtrembër.
Ky deformim shfaqet nëpërmjet tri fazave: – E para, baza e thonjve bëhet më e butë, ndërkaq lëkura rreth thonjve shkëlqen, pastaj majat e thonjve bëhen çuditërisht të shtrembëruar, ndërkaq faza e tretë nënkupton rritjen e fundeve të gishtave dhe është e mundshme që të theksohen dukshëm eshtrat te nyjat në gishta dhe kyçe.
Tumori krijon kimikate të caktuara dhe çrregullon punën e hormoneve, andaj fundet e gishtave rriten, sepse në ta qëndron më shumë gjak sesa duhet. Kjo simptomë mund të tregojë edhe në ndonjë sëmundje tjetër më pak të rrezikshme, mirëpo nëse e vëreni këtë shenjë, menjëherë shkoni te mjeku./lexo/
PZAP rrëzon vendimin e KQZ-së, certifikon Listën Serbe për t...
Orav përshëndet konsolidimin e qeverisjes lokale në 20 komun...
Qeveria britanike ofron deri në 3000 paund për emigrantët sh...
Gjermania hedh poshtë pretendimet e SHBA për Evropën: Ne nuk...
BE mirëpret betimin e kryetarëve në komunat e veriut
Osmani uron Tajlandën për Ditën Kombëtare: Mezi pres të forc...