Një indonezian i cili punonte për shkrimin e ligjeve strikte të shkeljes së kurorës është fshikulluar publikisht pasi u kap në aferë me grua të martuar.
Mukhlis bin Muhamed nga Këshilli i Aceh Ulema (MPU) u godit me kamxhik 28 herë, transmeton portali arbresh.info.
Gruaja me të cilën kishte lidhje gjithashtu u rrah 23 herë me thupër.
Mukhlis është nga rajoni thellësisht konservator Aceh, vendi i vetëm në Indonezi që praktikon ligjin e rreptë islam, Sheriatin.
Seksi homoseksual dhe lojërat e fatit janë gjithashtu të ndëshkueshme me rrahje publike me kamxhik në Aceh.
“Ky është ligji i Zotit. Kushdo duhet të fshikullohet nëse provohet fajtor, edhe nëse ai është anëtar i MPU”, tha Husaini Wahab, nënkryetari i komunës Aceh Besar rrethit, ku jeton Mukhlis, i tha BBC News Indonesia.
Dyshja u kap nga zyrtarët në shtator, si duket në një makinë të parkuar pranë një plazhi turistik./arbresh.info/
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...