Çitaku i reagon Daçiqit: Serbia e vodhi certifikatën time të lindjes

10:05 | 1 Nëntor 2019
A Z

Ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku ka reaguar ndaj paraqitjes skandaloze dhe provokative të ministrit të Jashtëm të Serbisë, Ivica Daçiq në OKB.

Ai mbrëmë në Këshillin e Sigurimit shpalosi një letër që pretendonte se ishte certifikata e lindjes së Vlora Çitakut e që sipas tij, tregon se ajo është qytetare e Serbisë.

E ndaj kësaj ka reaguar Vlora Çitaku përmes një postimi në Twitter.

Ajo ka thënë se Serbia i ka vjedhur Kosovës regjistrat civil, kadastral e shumë gjëra të tjera.

“Serbia na i ka vjedhur regjistrat civil, kadastral, artefakte e shumë të tjera. Një nga këto mijëra regjistra të vjedhur u shpalos dje në Këshillin e Sigurimit nga ministri i jashtëm serb, certifikata ime e lindjes. Normalisht se ai ka dashur të më frikësojë mua, por ka dështuar keq. Kosova është këtu të qëndrojë”, ka shkruajtur ajo.

Shpërndaje në rrjete sociale