Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, tha se zonat e sigurta të krijuara në Siri përmes përpjekjeve turke sot janë vendet më të banueshme dhe më të qeta në këtë vend, raporton Anadolu Agency (AA).
“Zonat e sigurta të cilat i kemi formuar në Siri me përpjekje të gjata dhe sakrifica sot janë vendet më të qeta dhe më të banueshme në vend”, tha Erdoğan në një takim në Stamboll.
“Ne u lamë vetëm thuajse në çdo hap që ndërmorëm gjatë krizës në Siri”, deklaroi presidenti turk.
Erdoğan theksoi ata që nuk bënë asgjë përveç ngritjes së telave me gjemba për refugjatët sirianë në tetë vitet e fundit, vazhdojnë të bllokojnë përpjekjet për “të larguar mallin e refugjatëve” për t’u kthyer në vendlindjen e tyre.
Presidenti Erdoğan po ashtu shprehu ngushëllime për viktimat që sot humbën jetën në zjarrin që përfshiu një tren në Pakistan.
“Lus Allahun të mëshirojë 65 vëllezërit tanë që humbën jetën dhe u uroj shërim të shpejtë të lënduarve”, tha Erdoğan.
Kurti: Rënia e Pajazitit, Zejnullahut dhe Hoxhës i dha hov U...
KQZ-ja nuk e miraton shpalljen e rezultatit të zgjedhjeve pë...
Osmani përkujton Pajazitin, Zejnullahun dhe Hoxhën: Sakrific...
Arsenali ofron dy yje për të siguruar nënshkrimin me Julian ...
Fusnin veshje kontrabandë nga Kina dhe Turqia, në pranga 3 p...
Shembet një minierë në Kongon lindore, 200 persona humbasin ...