Jo një herë, por 23 herë radhazi kishin refuzuar ngritjen në detyrë edhe pse performancat, sipas gjithë komunitetit ku shërbente në radhët e forcave të rendit, ishte e shkëlqyer.
Arsyet e këtij penalizimi Keith Wildhaber, polic në qytetin e St. Louis në SHBA, i mësoi në vitin 2014, ku në mënyre jo zyrtare iu bë të kuptonte që duhet të kufizonte “mënyrat e tij tepër gay”.
“Ishte sikur të më kishin goditur me grusht”, thotë Wildhaber, që denoncoi rastin te eprorët, por si përgjigje kishte marrë disa transferime gjithmonë e më larg.
Në vitin 2017, polici denoncoi faktin në Prokurori, dhe Gjykata 2 vite më vonë jo vetëm që i ka dhënë të drejtë, por ka dënuar policinë me shifrën astronomike të 20 milionë dollarëve.
Një anëtar i jurisë tregoi se dëmshpërblimi ishte caktuar i lartë me vetëdije, “në mënyrë që të kuptohet mesazhi se po diskriminove, do ta paguash shtrenjtë”.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...