Fëmija juaj është mjaft i sjellshëm kur është me babin, gjyshen ose kur shkon në kopsht, ose kënd lojërash. Mirëpo, sa dëgjon zërin e nënës fillon dhe bëhet rebel. Pse ndodh kjo gjë? Fëmijët që kanë tendencën të mos dëgjojnë kur nëna e tyre është pranë, kanë arsyet e veta. Mirëpo, cilat janë këto arsye? Mësoni se çfarë thonë ekspertët:
Një çoroditje në sjellje është një formë komunikimi “Kam nevojë për ty mam”
Nëse fëmija juaj nuk flet ende, është shumë e natyrshme që ata të përpiqen të tërheqin vëmendjen tuaj në çdo mënyrë. Për fëmijët, nëna është burimi për plotësimin e nevojave të tyre themelore: për ushqim, siguri, prandaj ata bëhen më emocionalë kur nëna është pranë.
Ja se si një ekspert për prindërimin dhe arsimin, Dr. Ann Corwin, e shpjegon këtë fenomen:
“Nënat simbolizojnë nevojat për fëmijët dhe biologjikisht, fëmijët e lidhin nevojën për ushqim dhe mbijetesë me nënën e tyre. Kjo është arsyeja pse fëmijët do të përshkallëzojnë sjelljen e tyre për të marrë vëmendjen nga nëna e tyre në çfarëdo mënyre që munden. Baballarët, nga ana tjetër, simbolizojnë besimin dhe lojërat. Kështu që fëmijët nuk do të jenë aq të dëshpëruar për atë vëmendje kritike nga baballarët e tyre, pasi nuk është një lidhje për mbijetesë”.
Ju jeni zona e rehatisë së fëmijës tuaj
Fëmijët nuk kanë tendencë të tregojnë gjithë gamën e tyre të emocioneve me njerëzit që nuk u besojnë. Nëse mendoni se fëmija e ruan më të keqen për nënën, kjo nuk është e vërtetë. Ata ju “nderojnë” me sjelljen jo shumë të mirë, pasi kjo është mënyra për t’ju treguar se ata ju besojnë dhe ndihen të sigurt kur ju jeni pranë tyre.
Thaçi dhuron veturën zyrtare për OVL e UÇK-së së Obiliqit
Kurti dhe Vitia nesër vizitojnë Odën e Mjekëve të Kosovës
Guterres thirrje Iranit: Dialogu i domosdoshëm për të shmang...
KQZ po planifikon ta përmbyllë rinumërimin nesër
Debati i ashpër me Rogertin, Gimbo shpërthen në lot në dhomë...
Skandaloze: Tifozët e Celta Vigos shpalosin flamurin e Kosov...