Dhjetë punëtorë ndërtimor janë lënduar gjatë punëve në rrugët “Vasko Karangelevski” dhe “AVNOJ” në Kumanovë.
Sipas SPB Kumanovë, të lënduarit janë dërguar në Qendrën për Urgjencë në Kumanovë, ndërsa dy prej tyre sipas drejtoreshës së spitalit Snezhana Zaharieva, janë transferuar në klinikat e Shkupit, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Punëtorëve tjerë ju është ofruar ndihmë në Spitalin e Kumanovës. Po bëhen analiza dhe gjendja e tyre shëndetësore do të ndiqet edhe më tej”, tha Zaharieva.
Nga SPB Kumanovë thonë se tek ata është denoncuar rasti se ka të lënduar, ndërsa theksojnë se ekipet e tyre janë në terren dhe po bëjnë hetime.
Haradinaj përkujton Mentor Tolajn në 35-vjetorin e rënies
Rama: Së shpejti hapen kapituj të rinj të negociatave
MINT publikon çmimet e derivateve
Zyrtare: Xabi Alonso merr drejtimin e Chelseat
Zhduken katër turistë italianë në Maldive, humb jetën edhe z...
Digjen 3 automjete në Tiranë, dyshohet për zjarrvënie të qël...