Ministri rus i Mbrojtjes, Sergei Shoigu, tha se forcat e armatosura kurde ishin tërhequr nga një zonë e sigurtë pranë kufirit verilindor me Turqinë, më shpejt se sa ishte planifikuar, njoftoi agjensia e lajmeve TASS.
“Tërheqja e forcave të armatosura nga territori ku supozohet të krijohet një korridor sigurie, ka përfunduar përpara afatit”, u citua të thoshte Shoigu, raporton Reuters.
Turqia nisi një ofensivë kundër luftëtarëve kurdë në Siri, pasi presidenti i Shteteve të Bashkuara Donald Trump vendosi që të tërheqë trupat amerikane nga zona.
Ofensiva turke në Siri është ndërprerë pas arritjes së një marrëveshjeje armëpushimi, të cilën e kanë ndërmjetësuar Shtetet e Bashkuara.
Më 22 tetor, Rusia dhe Turqia arritën një marrëveshje që të dëbojnë forcat kurde nga zona kufitare.
Turqia i konsideron luftëtarët kurdë si terroristë. Por, ky grupacion ka qenë aleati kryesor i SHBA-së në luftën kundër militantëve të grupit ekstremist Shteti Islamik
Rubio kritikon BE-në për gjobën ndaj platformës X
FFK-ja reagon pas shortit të Botërorit
Kurti: Kosova histori suksesi në Indeksin Global mbi Krimin ...
Rritet numri i aplikuesve nga diaspora për votim në zgjedhj...
Nesër afati i fundit për të ndërruar qendrën e votimit
Fundjavë me vranësira dhe riga shiu në vend