Avni Dehari: Astrit, shëmbëlltyra jote për drejtësi gjithmonë do të jetë e gjallë dhe ngadhnjimtare

18:52 | 28 Tetor 2019
Arbresh.info

Në kujtim të tre vjetorit të vdekjes së ish-aktivistit të Vetëvendosjes, Astrit Dehari,  qytetarë të shumtë kanë vendosur kurora lulesh dhe kanë ndezur qirinj tek murali dedikuar Deharit.

Babai i Astrit Deharit, Avniu, ka folur para mediave duke thënë se pas raportit të ardhur nga Zvicra, konstatimet se Astriti është vrarë ka marrë fund, shkruan arbresh.info

Po ashtu Dehari ka lënë edhe një mbishkrim tek murali i Astrit Deharit, në emër të familjes.

“Astrit, shëmbëlltyra jote për drejtësi gjithmonë do te jetë e gjallë dhe ngadhënjimtare. Avni, Xhemile dhe Arta Dehari”, ka shkruar babai i Astrit Deharit.

I pranishëm në këtë aktivitet simbolik ishte edhe kreu i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti./arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale