Në ditët e fundit ka pasur lajme, se si Turqia nuk e ka vërejtur talentin e Vedat Muriqit për t’i bërë ftesë.
Muriqi e ka sqaruar situatën dhe bisedimet me trajnerin e Turqisë U-21, Abdullah Ercan.
“Nuk ka qenë për ekipin A të Turqisë, por me atë U21 dhe trajnerin Abdullah Ercan që më ka vëzhguar.
“Kur zgjati marrja e dokumenteve, më ftoi Kosova A dhe unë shkova të luaja për vendin tim”, ka thënë Muriqi.
Muriqi po shkëlqen edhe me fanellën e Kosovës, duke u kthyer në njërin prej lojtarëve më të rëndësishëm.
Ai këtë vit e ka kompletuar transferimin te Fenerbahce ku po shkëlqen me këtë fanellë.
Muriqi ka shënuar 5 gola në 9 ndeshje me Fenerbahçen, deri më tani duke e ndihmuar klubin të jetë në garë për titull.
4 miliardë euro për 2026, Instituti GAP: Rritje për pensione...
Londrimi i bën ftesë Gjestit të futet në shtëpi
Shpërthimi i fishekzjarrëve në një dyqan në Kinë, 8 viktima
Zbulohet koncepti i pamjes së re të “NEWBORN” për 18 vjetori...
Marco Rubio pritet të takohet me Orban në Hungari
Noni Madueke thotë se tifozët e Arsenalit duhet të jenë të e...