Rreth 200 të rinjë dhe studentë të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, në mesin e rreth 2000 delegatëve nga rajoni dhe bota, ishin pjesëmarrës në Samitin për Paqe “Southeast Europe Peace Summit” ku përfaqësuan të rinjët dhe studentët respektivisht Republikën e Kosovës përgjatë punimeve të këtij samiti.
Qendra për të Drejtat e Njeriut, në kuadër të një partneriteti të shkëlqyer me Federatën për Paqe Universale – Kosovë, ka rezervuar dhe krijuar mundësi për më se 200 të rinjë dhe studentë të Universitetit të Prishtinës, grupe rinore dhe partnerë tanë.
Në kuadër të Samitit, i mbajtur në ambientet e Pallatit të Kongreseve / Koncerteve në Tiranë, u përquan mesazhe të paqës dhe bashkëpunimit dhe u promovuan ide inovative. E gjithë kjo u përcoll me një aktivitet të pasur kulturor dhe artistik, me vallëzime moderne, tradicionale dhe me përformanca të artistëve të shquar shqiptar.
Për delegatët nga Kosova kjo ishtë një mundësi e mirë e marrjes së praktikave organizative dhe ideve inovative për zhvillimin e programeve dhe projekteve në të ardhmën. Ndërsa, në anën tjetër për Samitin delegatët nga Kosova vetëm se i fuqizuan mesazhet dhe përcollën vlerat për paqe dhe bashkëpunim.
Shkurte Hodolli, studente e Fakultetit Juridik të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” dhe njëkohësisht PR dhe Researcher e Qendres për të Drejtat e Njeriut, është emëruar Ambasadore për Paqe.
Qendra për të Drejtat e Njeriut, Koordinatorja Prof. Dr. Iliriana Islami, Asistenti dhe Koordinatori i Projekteve Adenit Hoti dhe i gjithë stafi vlerësojnë lartë angazhimin dhe kontributin e Znj. Hodolli për të rinjët dhe studentët dhe njëkohësisht e urojmë për titullin e marrë.

Qendra për të Drejtat e Njeriut dhe i gjithe stafi thekson që do të jetë pranë Znj. Hodolli në sfidat e reja për realizimin e përgjegjësive të marra dhe për promovimin e vlerave për paqe dhe bashkëpunim.
Pjesëmarrja në cilësinë e përfaqësuesve të të rinjve dhe studentëve të Republikës së Kosovës dhe mundësia e krijuar përmes angazhimit dhe partneritetit tonë, ishtë një arritje e madhe dhe një ashtu edhe delegatët ishin një shembull i shkëlqyer i përfaqësimit.
Qendra për të Drejtat e Njeriut falënderon Federatën për Paqe Universale – Kosovë për bashkëpunimin dhe koordinimin me dëshirën dhe synimet për zgjërim të bashkëpunimit edhe në të ardhmen.
Qendra për të drejtat e Njeriut falënderon të gjithë të rinjët që ishin pjesë ndërsa për ata që nuk arritën të përzgjedhën, dhe që ishin dyfishi i pjesëmarrësve, njofton që do të vazhdoj edhe në të ardhmën të krijoj mundësi për përfshirjen e të gjithëve përmes aktiviteteve të saja apo/dhe partnerëve tanë.
Barcelona i ofrohet kontratë të re yllit të skuadrës
Komuna e Obiliqit ashpërson masat ndaj ndotjes, gjoba deri n...
“Kam dalë femër e fëlliqur”, Alba nuk i ndal lotët
Bayern Munich vendos për të ardhmen e Harry Kane
‘Luftëtar i vërtetë’ – Asencio po luan për...
Radoniqi pret shefin e OSBE-së, flasin për përfundimin e rin...