Unai Emery është shfaqur para gazetarëve pas barazimit 2-2 të Arsenalit me Crystal Palace, ku gjithë vëmendjen e mori Granit Xhaka.
Kapiteni i ‘Topçinjve’ u largua në minutën e 61-të në pjesën e dytë dhe nuk reagoi aspak mirë me tifozët që e vërshëllyen atë.
Duke dal nga fusha, Xhaka bënte me dorë që ta vërshëllenin edhe më shumë derisa kapi veshin duke thënë “p******”, më pas hoqi fanellën dhe vazhdoi në tunel.
Lidhur me atë që bëri Xhaka, Emery tha se “do të flasë me të, është gabim ajo çfarë bëri”.
Derisa u pyet nëse edhe do t’i hiqet shiriti kapitenit tani që nuk i ka aspak punët mirë me tifozët. “Tani nuk është koha të flasim për këtë”, u përgjigj Emery.
Ai pati edhe një mesazh për Xhakën, duke ia rikujtuar se tifozët janë gjithçka për lojtarët e trajnerin.
“Jemi këtu sepse kemi tifozët. Punojmë për ta dhe duhet të kemi respekt për ta kur na duartrokasin por edhe kur na kritikojnë”, deklaroi Emery mes tjerash. /Express/
Gjermania përjashton njohjen e shtetit palestinez në “të ard...
Herolind Shala ndër të ftuarit e Inter Miamit në titullin ka...
‘Zarf i kuq’ në Big Brother VIP Kosova 4
Krimet e luftës, këtë muaj nisin dy procese gjyqësore ndaj 6...
Celta Vigo ia thellon krizën Real Madridit, e mposht midis &...
Napoli fiton derbin me Juventusin – vazhdon lidershipi...