Stadiumi “Elbasan Arena”, ku sonte do të zhvillohet ndeshja mes Kombëtares së Shqipërisë dhe asaj së Serbisë, e vlefshme për eleminatoret e kampionatit evropian, “Francë 2016”, është rrethuar nga forcat e Policisë.
Teksa është njoftuar më parë se hyrja e tifozëve në stadium do të fillojë në orën 16:30, me qëllim shmangien e radhëve të gjata. Ata do të kontrollohen të gjithë në hyrjen e stadiumit dhe duhet të jenë të pajisur me kartën e identitetit dhe të mos kenë me vete sende të forta, shishe, monedha apo metale. Lidhur me ndeshjen janë angazhuar 1.500 punonjës policie, nga të cilët 308 nga Drejtoria e Elbasanit.
Për sigurinë dhe mbarëvajtjen e ndeshjes në Elbasan janë marrë një sërë masash të rrepta sigurie nga Drejtoria e Policisë së Elbasanit. Në kuadër të këtyre masave që prej orës 08.00 të mëngjesit të sotëm është ndaluar qarkullimi rrugor tek bulevardet “Qemal Stafa” dhe “Aqif Pasha”, si dhe në aksin rrugor nga ish-Konservimi i vjetër deri tek Harullajt.
Gjithashtu, gjatë ditës nuk lejohet parkimi i automjeteve nga rrethrrotullimi i Luleve deri tek ai i Zaranikës; përreth dhe përballë stadiumit; si dhe përgjatë dy bulevardeve kryesore.
Të gjitha lokalet në këto zona do të jenë të mbyllura nga ora 12:00 deri në përfundim të ndeshjes, ndërsa në pallatet përreth nuk do të lejohen persona që nuk janë anëtarë të familjeve që jetojnë në
Tifozët që do të shohin nga stadiumi “Elbasan Arena” ndeshjen Shqipëri- duhet të jenë të pajisur me një biletë të personalizuar. Biletat do të verifikohen nga sistemet e kontrollit të biletave në hyrjet e stadiumit që janë të kompjuterizuara.
Stadiumi ‘Elbasan Arena’ është i pajisur me sistemin elektronik të kontrollit të biletave dhe biletat kanë elemente sigurie të nivelit më të lartë, të dukshëm dhe të padukshëm në sy të lirë.
Listat nominative të personave të pajisur me biletë i janë komunikuar Policisë së Shtetit për të mundësuar identifikimin dhe ndalimin e të gjithë personave problematikë apo të dyshuar si potencialisht të rrezikshëm për mbarëvajtjen dhe sigurinë e eventit.
Të gjithë tifozët e pajisur me biletë duhet të shkojnë në stadium patjetër të pajisur edhe me një dokument identifikimi që duhet të jetë kartë identiteti ose pasaportë biometrike.
Në çdo hyrje të stadiumit do të ketë kontrolle të rrepta për verifikimin e dokumentit të identitetit dhe në rast mospërputhje midis emrit në biletë dhe dokumentit të paraqitur personat nuk do të lejohen të hyjnë në stadium.
Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju
Moti sot i vranët dhe me intervale me diell
I ndalet rryma në Klinë, Bedri Hamza kërkon që më 28 dhjetor...
Durmishi: Autostrada e Gjilanit përfundon brenda një viti
Specialja s’ia lejon Salih Mustafës ta vizitojë babën, OVL: ...
Labi e akuzon Jasminën se e shtyu