Gjenerali rus Sergeiu Lipovoj është shprehur se Serbia është aleat i përhershëm i Moskës në Ballkan, kështu që asnjë çështje në rajon, nuk mund të zgjidhet pa Rusinë.
Gjenerali rus foli për Gazetën Rasiskaya me rastin e stërvitjes ushtarake në Serbi gjatë së cilës është prezantuar edhe armatimi rus S-400 kundër-ajrore.
Lipovoj tha se Seria do të jetë aleat i përhershëm i Rusisë në Ballkan, sepse ajo nuk u anëtarësua në NATO dhe refuzoi të mbështesë sanksionet kundër Moskës.
“Si një shtet, ka nevojë të vazhdueshme për mbrojtjte, veçanarisht pasi Serbia është e rrethuat nga bazat e NATO-s në Rumani, Hungari, Itali, Bosnjë e Bullgari. Përveç kësaj, të mos harrojmë Kosovën që rregullisht bën provokime kundër serbëve si dhe pranimin e Malit të Zi në NATO”, tha Lipovoj.
Ai tha se është çështje e rëndësishme që Serbia të jetë nën mbrojtjen e Rusisë që të thotë se sipas tij asnjë çështje në Ballkan nuk mund të zgjidhet pa Rusinë.
Ministri i mbrojtjes i Rusisë sipas Lipovoj ka qenë mjaftueshëm produktiv deri më tani.
“Ne furnizojmë Serbinë me helikopterët tanë luftarakë Mil Mi-35M, helikopterët e transportit Mil Mi-17V5, tanket T-72, automjetet e blinduara BRDM-2MS dhe avionët MiG-29. Beogradi vazhdimisht ka treguar edhe blerjen e mundshme të S-400 sistemit raketor”, tha Lipovoj.
Në anën tjetër emisari i posaçëm i Donald Trump për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer ka dhënë sinjale se Rusia është përfshirë në çështjen e dialogut. /Lajmi.net/
Çmimi i arit thyen rekord historik, kapërcen për herë të par...
Hamza takon Malajn, flasin për forcimin e lidhjeve kombëtare...
Edi Rama takohet me homologun izraelit, Benjamin Netanyahu
Rreth 90 të lënduar kur rrufeja ra pranë një tubimi në mbësh...
KQZ ka shkatërruar materialet zgjedhore të zgjedhjeve lokale...
Zgjerim hetimesh për zgjedhjet e 12 tetorit kërkojnë 33 ish-...