Kandidati për deputet nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Liburn Aliu, thotë se arrestimi i Astrit Deharit dhe mbajtja e tij në paraburgim ka qenë e gjitha e gabuar dhe e ndikuar politikisht.
“Kanë dëshiruar që të eliminojnë VV’në duke e shpallur atë terroriste. Kështu do e kishin më të lehtë”, thotë Aliu në emisionin DPT te Fidani në T7.
“I gjithë procesi ka qenë i ndikuar politikisht. Këta janë njerëz të këqij. Si kanë mundur që vrasjen e dikujt të e quajnë vetëvrasje”, ka shtuar ai.
Aliu tutje thotë se pret prej qeverisjes së ardhshme që të bëhet çlirimi i drejtësisë.
“Ne do të çlirojmë sistemin e drejtësisë dhe nuk do të ndërhyjmë në të. Kjo punë duhet të bëhet me ekspertë të fushës”, ka thënë tutje./expres/
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...