Nicolas Pepe ka shfaqur mbrëmjen e sotme (e enjte) në ndeshjen mes Arsenalit dhe Vicoria Guimaraes pse “Topçinjtë” kanë paguar 80 milionë për shërbimet e tij.
Pepe, i cili u transferua në Emirates nga Lille gjatë afatit kalimtar në verë, ka dhuruar spektakël këtë mbrëmje duke shënuar dy supergola nga gjuajtjet e lira për t’i dhënë tri pikë skuadrës së tij, shkruan portali arbresh.info.
Arsenali fitoi me rezultat 3 me 2 falë golave spektakolare nga Nicolas Pepe.

Reprezentuesi i Bregut të Fildishtë inkuadrua në minutën e 80′ nga gjuajtja e lirë vetëm pesë minuta pas inkuadrimit në fushë, ndërsa golin e fitores dhe përmbyesjes së rezultat e shënoi në sekondat e fundit të kohës shtesë.
Gabriel Martinelli ishte autor i golit të parë, ndërsa për mysafirët shënuan Marcus Edwards (8′) dhe Bruno Duarte (36′).
Arsenali vazhdon qëndrimin në krye të grupit F me nëntë pikë, tri më shumë se Eintracht Franfurti në pozitën e dytë me gjashtë pikë, i ndjekur nga Standardi me tri pikë dhe Victoria në fund pa asnjë pikë./arbresh.info/
200 vjet nga “hello”! Si ka evoluar gjuha e përshëndetjeve d...
Kurti ngushëllon familjen Mazrekaj për vdekjen e nënës së dy...
KEK rikthen në operim Njësinë B2, forcohet stabiliteti i sis...
Digjet vetura e një zyrtari policor në Pejë
Vazhdojnë fishkëllimat në “Santiago Bernabeu”, k...
Vala e madhe e të ftohtit përfshin Azinë dhe Lindjen e Largë...