Ka plasur sërish tek Komiteti Olimpik Shqiptar. Presidenti Viron Bezhani ka denoncuar në sektorin e Krimit Ekonomik për herë të dytë sekretarin Stavri Bello.
Për herë të dytë, Drejtoria e Krimit ekonomik ka thirrur dhe ka marrë në pyetje sekretarin e përgjithshëm të KOKSH, Stavri Bello pas një denoncimi zyrtar nga ana e kreut të KOKSH, Bezhani në lidhje me lëvizjen e paligjshme të fondeve, mosdeklarimin e të ardhurave tatimore në shtet.
Bezhani e bërë firmën e sekretarit të përgjithshëm të pavlefshme, gjë që ngrin llogaritë bankare të KOKSH dhe nuk e lejon të bëjë asnjë veprim tjetër.
Në një kohë që bursat dhe fondet për sportistët nuk janë shpërndarë për katër muajt e shkuar, në KOKSH mbizotëron një kaos i madh, që gjendja e së cilës duket se do të vonojë të zgjidhet dhe dëmton sportistët./tch/
Moti sot me diell dhe vranësira
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...