Macet nuk mund t’i shijojnë gjërat e ëmbla. Gjithashtu, disa ushqime jo vetëm se nuk kanë shije për to, por edhe janë shumë të rrezikshme për shëndetin e maces.
Pra, ka disa ushqime të cilat janë shumë të rrezikshme për macet dhe duhet të kemi kujdes,.
Qumështi dhe produktet e bulmetit
Shumica e maceve të rritura nuk kanë tolerancë ndaj laktozës.
Megjithëse mund t’ju pëlqejë shija e qumështit dhe produkteve të bulmetit, asnjëherë nuk duhet t’ua shërbeni ato produkte sepse janë shumë të dëmshme për lukthin e tyre.
Konsumimi i produkteve të tilla u shkakton atyre vjellje dhe diarre.
Çokollatë dhe bonbone
Ka dy përbërës që gjenden në çokollatë e që janë të dëmshëm për macet: kafeina dhe teobromina, të cilat mund të absorbohen lehtë nga trupi i njeriut, por jo nga macet sepse mund të jenë toksike dhe t’u shkaktojnë probleme me mëlçi.
Nuk rekomandohet që maces t’i shërbeni as bonbone sepse janë të mbushura me sheqer dhe mund t’i helmojnë.
Mish të papjekur dhe peshk
Mishi i papjekur dhe peshku përmbajnë baktere dhe parazite të cilat janë rezistencë ndaj antibiotikëve dhe që munden të shkaktojnë sëmundje të ndryshme.
Yndyra e tepërt po ashtu mund t’u shkaktojë maceve inflamacion në pankreas.
Përveç këtyre, ekspertët rekomandojnë që maces mos t’i shërbeni as vezë të papjekura, hudhra, qepë, rrush, produkt arrore, domate, kërpudha./telegrafi/
Policia i kapë dy persona në Prishtinë duke vjedhur naftë
53 aksidente trafiku brenda 24 orëve
Gjendet e vdekur një shtetase e huaj në shtëpinë e saj në Pe...
Sot paraqitja mbrojtëse e Kushtrim Kokallës për vrasjen e Li...
Digjet një barnatore në Ferizaj, dyshohet se flaka iu vu qël...
“Jam i trishtuar, por krenar për skuadrën”, Sylvinho flet pa...