Disa ditë pas deklaratës së pedagoges së njohur të gazetarisë, Iris Luarasit se kishte ngelur në klasë 4 emra të njohur të televizionit, vjen një reagim edhe nga personazhet e përmendura, Drini Zeqo.
Përmes një postimi në ‘Instagram’ Drini Zeqo pohoi se ka punuar për t’i ofruar ndihme familjes së tij, ndërsa shton se; “Zysh Irisi pedagogjia e gazetarisë në Shqipëri nuk është ndonjë gjë e madhe për t’u mburrur”.
“Nuk është se ai fakultet në fakt të mësonte ndonjë gjë të madhe mbi gazetarinë e radios apo televizionit. Dhe po, ne që kemi punuar për të ndihmuar familjet apo për të mësuar ndonjë gjë më shumë kemi bërë mirë. Zysh Irisi pedagogjia e gazetarisë në Shqipëri nuk është ndonjë gjë e madhe për t’u mburrur”, ka shkruar Drini./balkanweb/


Ulutash: Veriu mbetet i qetë, por ende i ndjeshëm – nevojite...
Përkujtohet 145-vjetori i rënies së heroit Mic Sokoli në Sli...
Anija e tretë sulmohet në Ngushticën e Hormuzit pasi Trumpi ...
“Prishet” marrëdhënia mes Arbeloas dhe Carvajalit, shkak mun...
“Nënë vrava tre veta, i kam duart të lyera me gjak”/ Detajet...
Tahiri: Kosova po hyn në fazën e absurditeteve veç pse Kurti...