Mjeti më ikonik mjekësor është duke u ballafaquar me një prognozë të pacaktuar.
Stetoskopët ka mbi 200 vite prej se përdoren, por tani rivalët me teknologji të lartë janë duke e sfiduar përdorimin e tyre.
Ato përfshijnë pajisje që mbahen në duar dhe që mbështeten në teknologjinë e ultrazërit, inteligjencës artificiale dhe të aplikacioneve telefonike në vend të veshëve të doktorit.
Disa prej tyre madje mund të ofrojnë pamje të zemrës duke rrahur ose të krijojnë elektrokardiograme.
Ekspertët thonë se këto pajisje të teknologjisë së lartë janë po aq të thjeshta për t’u përdorur sa stetoskopët, ndonëse janë më të shtrenjta.
Megjithëse shkollat mjekësore në SHBA i prezantojnë studentët e rinj me mantel të bardhë e stetoskop, shumë prej atyre tani janë duke e mësuar edhe teknologjinë e re.
Dr. Paul Wallach nga Universiteti i Mjekësisë në Indiana thotë se brenda 10 viteve doktorët do të kenë pajisje ultrazëri në xhepat e tyre dhe stetoskopë përreth qafës. /Telegrafi/
KQZ sot mban mbledhje për organizimin e zgjedhjeve të reja
Dita e Punëtorëve/ Sot protestohet në Prishtinë
Parashikimi i motit për sot
Alarmi në BE: Po pakësohen rezervat e karburantit për avionë...
Nottingham Forest triumfon ndaj Villas, fiton edhe Braga
Kongresmeni Torres me rezolutë kërkon që trupat amerikane të...