Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti për Krime të Rënda, ka ngritur aktakuzë kundër një personi të pandehur me inicialet D.SH.,i komunitetit serb, nga komuna Shtërpcë, për shkak të dyshimit të bazuar mirë se i njëjti ka kryer veprën penale “Cenimi i përcaktimit të lirë të votuesve” nga neni 210 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).
Sipas aktakuzës, i pandehuri D.SH., me 06 Tetor 2019, në zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës, në qendrën e votimit me numër 2306D, në fshatin Jazhincë, komuna Shtërpcë, ka shfrytëzuar varësinë ekonomike dhe profesionale të votuesve, duke ndikuar tek të njëjtit duke iu dhënë disa fletëvotime në formë të udhëzimeve që të votojnë për kandidatët e partisë politike “Lista Srpska”
Prokurori i Shtetit me rastin e ngritjes se aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës që i pandehuri të shpallet fajtor dhe të dënohet sipas ligjit për veprën penale e cilat i vihet në barrë.
Gjithashtu, Prokuroria Themelore në Ferizaj, ju njofton se është në pritje të shqyrtimit fillestar të seancës e cila është caktuar të mbahet më 30 Tetor 2019./arbresh.info/
Shoferi në Gjilan ndëshkohet pas tejkalimit të rrezikshëm në...
Një person humb jetën në një vetaksident në Lloqan të Deçani...
Ish-gjyqtari: Real Madridi u vodh, ishte penallti e pastër
Shteti serb financon veteranët e Beretave të Kuqe, që luftua...
Çmimet e derivateve pa ndryshime nga dita e djeshme
Sot varrosen në Pejë dy vëllezërit Bashkim e Gazmend Maloku