Maja Kocijançiq, zëdhënëse e Bashkimit Evropian, në një përgjigje dhënë “Zërit” ka deklaruar se ndonëse Shqipëria dhe Maqedonia i kanë plotësuar të gjitha kriteret e kërkuara nga BE-ja, përsëri sipas saj shtetet anëtare të BE-së dështuan të unifikohen për t’i hapur negociatat për anëtarësim të këtyre dy shteteve. Mirëpo ajo ka theksuar se BE-ja do të vazhdojë të përkrahë fuqishëm integrimin e Ballkanit Perëndimor në BE, duke përfshirë këtu edhe Kosovën, shkruan sot Gazeta “Zëri”.
Dështimi i hapjes së negociatave të BE-së me Shqipërinë dhe me Maqedoninë e Veriut e ka rritur skepticizmin te shtetet e Ballkanit Perëndimor, që synojnë anëtarësimin në BE, duke përshirë këtu edhe Kosovën.
Mirëpo zëdhënësja e Bashkimit Evropian, Maja Kocijançiq, në një përgjigje dhënë “Zërit” ka deklaruar se integrimi i Ballkanit Perëndimor do të jetë prioritet i BE-së dhe i shteteve anëtare të saj.
“Angazhimi ynë ndaj perspektivës së BE-së për Ballkanin Perëndimor nuk do të ndryshojë. Integrimi në BE i Ballkanit Perëndimor mbetet një politikë e rëndësishme strategjike, që është në interes të të dyja palëve. Prandaj për këtë arsye BE-ja do t’i rikthehet kësaj çështjeje para Samitit të liderëve të BE-së, që do të mbahet në Zagreb në maj të vitit 2020”, ka thënë ajo për “Zërin”.
Kocijançiq e ka pohuar se Shqipëria dhe Maqedonia Veriore kishin plotësuar të gjitha kriteret e dhëna nga BE-ja, mirëpo sipas saj shtetet anëtare nuk arritën të unifikohen sa i përket hapjes së bisedimeve për këto dy vende.
Kongresmeni amerikan: Kosova duhet të bëhet pjesë e NATO-s
GO+ Peja fiton në kryeqytet ndaj Sigal Prishtinës
Partia qeverisëse e Japonisë drejt një fitoreje të thellë në...
Gjesti lajmërohet pas shumë kohe në rrjetet sociale, shkruan...
Xherdan Shaqiri protagonist kryesor në rikthimin e madh të B...
Benita refuzon të shkoj në dasmën e Klodit dhe Elijonës