Kamerat e vendosura në uniformat e policisë amerikane në Albuquerque, kanë filmuar momentin kur autoritetet e sigurisë qëllojnë për vdekje një burrë i cili tenton të kap revolen.
Roger Schafer, 57-vjeç, është vrarë nga të shtënat në gusht të këtij viti, kur polici iu përgjigj telefonatës se një burrë po mbante në dorë një revole.
E kamerat kanë filmuar policët duke e urdhëruar Schaferin të ngrit duart lart dhe t’i mbajë sa më larg brezit. Por, ai nuk iu bindet urdhrave të tyre – përkundrazi fillon t’i shajë.
Dhe në momentin që afron duart në bel, ata e qëllojnë duke e lënë të vdekur në vend. Sipas raporteve Schafer po ua drejtonte revolen kalimtarëve të rastit, duke krijuar një situatë kaotike.
Megjithatë pasi iu afruan viktimës, policët i gjetën një revole 9 mm që doli të jetë revole ajrore. /Telegrafi/
IKSHPK: Vaksina MMR nuk shkakton autizëm, mosvaksinimi është...
Publikohet formacioni e javës në Ligën e Kampionëve – ...
Zbulohet arsyeja trishtuese pse Konate nuk u paraqit në sfid...
Nesër takimi trepalësh SHBA-Rusi-Ukrainë në Emirate të Bashk...
Gaza del nga izolimi? Pika e Rafah do të hapet javën e ardhs...
Sulmuesi i Napolit largohet drejt Premier League