Manchester City ende nuk është i gatshëm ta fitojë Ligën e Kampionëve, për shkak të formës aktuale para portës, ka sugjeruar vetë trajneri i klubit, Pep Guardiola.
City i Guardiolës i ka fituar tri ndeshjet e fundit me rezultat të njëjtë 2:0, të fundit kundër Crystal Palace të shtunën në Premierligë, transmeton Gazeta Express.
Derisa kjo fitore i ndihmoi kampionit në fuqi ta ulë në gjashtë pikë epërsinë e Liverpoolit në krye të Premierligës, City ka mundur të fitonte me rezultat shumë më të thellë sikur t’i shfrytëzonte rastet e shumta në Selhurst Park.
City e mbajti topin në pronësi 72 për qind dhe i regjistroi 21 goditje kundër Palace, por Guardiola nuk ishte i kënaqur vetëm me dy gola të shënuara nga gjithë këto goditje.
Edhe pse e synon titullin e tretë radhazi në Premierligë, klubi nuk e ka mbajtur të fshehur ambicien për ta fituar Ligën e Kampionëve – diçka që trajneri i tij nuk mendon se mund të arrihet momentalisht.
“Njerëzit thonë se Liga e Kampionëve është synimi. Ne ende nuk jemi gati”, tha Guardiola.
“Ne krijojmë shumë, nuk pranojmë gola, por mund të përmirësohemi. Ne kemi shënuar shumë gola në dy sezonet e fundit dhe nuk kam dyshime për këtë, ama duhet të vazhdojmë njëjtë. Ne humbëm shumë raste kundër Palace. Duhet të jemi vrastar para portës”, shtoi ai. /Gazeta Express/
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...