“Ti je një luledielli” është një fushatë e nisur nga moderatorja shqiptare Albana Osmani, e cila ka për qëllim që të ndihmojë fëmijët në nevojë, shkruan Indeksonline.
Kjo fushatë ka marrë një vëmendje dhe një admirim të madh në publik, duke bërë shumë fëmijë në nevojë që të buzëqeshin.
Madje kësaj fushate i janë bashkuar edhe shumë emra të njohur të skenës shqiptare, duke veshur fanellat me luledielli.
Njejtë ka bërë edhe ish ‘Miss Shqipëria’ e cila njëherit është gruaja e aktorit të njohur turk Tolgahan Sayisman, e që të dy kanë veshur fanella me luledielli që përfaqësojnë këtë fushatë bamirësie, për fëmijët në nevojë.
“Ti vesh një luledielli, fëmijët kanë një mundësi më shumë! Ju ftojmë të gjithëve të merrni një bluzë me luledielli për bamirësi” : ka shkruar Alemda në postimin e shoqëruar me një fotografi të bukur të çiftit.

Drake shfaqet sërish me simbolin kombëtar shqiptar
42 aksidente dhe mbi 2 mijë gjoba trafiku në 24 orët e fundi...
Erërat e forta shkaktojnë dëme në disa zona të Prishtinës
Sergio Ramos blen ish-klubin e tij Sevillan për 450 milionë ...
Rama nis vizitën zyrtare në Izrael, kjo është agjenda për so...
Masakër në një ndeshje futbolli në Meksikë, të paktën 11 të ...