Mesfushori i Manchester Unitedit, Paul Pogba vazhdon të mbetet në radarin e ish-skuadrës së tij, Juventusit.
Francezi vazhdon të mbetet njëri nga emrat më të lakuar në thashethemet rreth një transferimi të madh, pasi tashmë ka deklaruar se do largimin nga Unitedi.
Real Madridi ka qenë klubi që është lidhur më shumë me një transferim të Pogbas, ndërsa ditëve të fundit janë shpeshtuar thashethemet.
Ylli u Unitedit u pa dje (e premte) duke biseduar në Dubai me trajnerin Mbretërve, Zinedine Zidane.
Por, kampionët italian, Juventusi nuk po e vendos veten asnjëherë jashtë kësaj gare, duke mbajtur hapur një derë transferimi.
Sipas gazetës Tuttsport, Zonja e Vjetër është gjithmonë e gatshme për të hyrë në skenë për transferimin e Pogbas.
Edhe Unitedi mund të jetë i hapur për shitjen e mesfushorit francez nëse njëra skuadër paguan 150 milionë euro.
Niko Peleshi: Pavarësia e Kosovës, akt historik për kombin s...
Macron uron Osmanin, kërkon që marrëveshjet e Brukselit dhe ...
Ylber Ramadani realizon gol të bukur ndaj Cagliarit
Legjenda e Romës, Francesco Totti pranë rikthimit në klub me...
Asllani, Rashica e Muçi më të bashkuar se kurrë, darkojnë së...
“Mike e madhe e Kosovës”, Osmani i ndan Medaljen Presidencia...