Ritmi i ngadaltë i punës ndërtimore në autostradën nga Ohri në Kërçovë hedh dyshime në opinion se mund të jetë gati deri në vitin 2021.
Me gjithë premtimet e përsëritura të autoriteteve për të intensifikuar aktivitetet për ndërtimin e kësaj autostrade, situata në terren ka qenë pothuajse e njëjtë me muaj.
Një pjesë e kryetarëve të komunave në jugperëndim të shtetit, përmes të cilave komuna duhet të kalojë autostrada, nuk besojnë se do të jetë gati deri në vitin 2021.
Pjesa më e madhe e rrugës magjistrale kalon nëpër komunën e Debarcës.
“Ne gjithmonë duhet të jemi optimistë, por me një dinamikë të tillë mendoj se është e vështirë. Sidoqoftë, shpresoj që ato që tha Ministri do të zbatohen dhe do të përshpejtohet dinamika. Komunikacioni është vështirësuar, ne jemi dëshmitarë të më shumë aksidenteve që kanë ndodhur. Kur punoni për një kohë të gjatë, është normale të vështirësoni komunikacionin”-tha Zoran Nogaçevski, kryetar i Komunës së Debarcës.
Ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Goran Sugareski, së fundmi njoftoi se afati i përfundimit është qershori i vitit 2021, dhe se janë bërë përpjekje për hapjen e një pjese të rrugës vitin e ardhshëm, në drejtimi nga Ohri në fshatin Vërbjan./alsat
Real Madrid fiton në minutën e fundit të ndeshjes, mban hapi...
Therja me thikë në Mitrovicë të Veriut, kapet një i dyshuar
Gërxhaliu ndan pamje emocionuese nga rivarrimi i Jasharajve
Situata në Lindjen e Mesme, Hoxha: Siguria e shtetasve shqip...
Starmer i lejon ShBA’së përdorimin e bazave ushtarake, një b...
Parashikimi i motit për nesër