5 ton speca dhe kunguj të eksportuara nga Shqipëria për në Greqi u gjetën me përmbajtje shumë të lartë pesticidesh.
Sipas autoriteteve greke perimet shqiptare janë spërkatur me një pesticid që i përket listës së miratuara nga Bashkimi Europian, por problemi qëndron tek sasia e helmit që është hedhur mbi këto perime.
Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, thotë sasia perimeve të cilat nuk përmbysin standardin për sigurinë ushqimore është shumë e vogël me ato që janë eksportuar.
Për vitin 2019 ministria përgjegjëse ka dhënë 15 mijë certifikata fitosanitore, që përkthehen në 15 mijë ngarkesa të produkteve bujqësore që janë eksportuar drejt shteteve të BE-së.
“Perimet shqiptarë janë kthyer pasi në to është gjetur sasi e madhe e pesticide chloryrifos, në këtë rast fermeri ynë nuk ka respektuar kohën e karences. Ky pesticid është në listën e PMB-së së BE-së, por fermeri ynë nuk ka pritur 21 ditë që kimikati të shpëbrëhej, edhe pse respektimi i karencës është detyrim”, ka thënë Ismet Bici.
Top Channel prej më shumë se një vit ka publikuar rastet kur fermeri dhe agronomi vendas abuzojnë më sasinë e pesticideve apo dhe tregtimin e disa lloje helmesh të rrezikshme që në Shqipëri futen nëpërmjet kontrabandistëve./tch
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...