NISMA prapë kërkon rinumërim të krejt votave, dënim të komisionerëve mashtrues

15:30 | 19 Tetor 2019
A Z

Sekretari i përgjithshëm i NISMA Socialdemokrate Bilall Sherifi në konferencën e radhës të kësaj partie ka përsëritur kërkesën për rinumërim të votave.

Sherifi ka paraqitur rezultat nga 6 vendvotime që janë rinumëruar deri më tani nga të cilat partia e tij, NismaSocialedemokrate ka marrë 131 vota gjithsej, ndryshe nga ajo që kishte marr vetëm një votë në numërimin e votave pas zgjedhjeve të jashtëzakonshme.

“Po vërtetohet ajo që kemi thënë që votat e Nismës janë deformuar gjatë procesit e votimit. Rezultatet nga 6 vendvotime që janë rinumëruar e që partisë tonë u janë devijuar votat Nisma ka dalur me 131 vota, ndryshe nga një votë që morri në numrimin e parë”.

“Nuk ka mundësi që të jetë gabim, por për vullnet që të dëmtohet nisma në këtë proces. E përsërisim ankesën tonë për tu rinumëruar votat”, ka thënë Sherifi.

“Nisma po përgatit dhjetëra ankesa nga kandidatët tanë për deputet. Le të del e vërteta në shesh. Nuk duam më shumë, pos asaj që na kanë dhënë qytetarët. Jemi të sigurt që pas rinumërimit Nisma do të marr edhe mandatin e shtatë me radhë”.

Shpërndaje në rrjete sociale