Gjykata Speciale ka dërguar ftesë për ish-luftëtarin e UÇK-së, Nuredin Ibishi – Leka. E ky i fundit, përmes një shkrimi në llogarinë e tij në facebook, ka treguar se intervistimi nga ana e Gjykatës Speciale, do të bëhet në mesin e muajit nëntor të këtij viti.
Ibishi ka thënë se “ashtu siç e kemi zhvilluar luftën për liri, ashtu edhe do të dalin faqebardhë edhe në këtë gjykatë”.
Ky është postimi i plotë i tij:
Të nderuar bashkëluftëtarë, qytetarë, miq dhe familjarë,
Ju njoftoj se kam pranuar ftesë për intervistim nga Gjykata Speciale në Hagë .
Ky intervistim do të bëhet në mesin e muajit Nentor 2019.
Si në shumë procese të deritashme, unë dhe bashkëluftëtarët e mi do të deshmojmë se Lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka qenë e drejtë dhe do mbetet e tillë.
Ashtu siç e zhvilluam luften për liri dhe triumfuam falë mbështetjes së popullit të Kosovës dhe ndihmës së Aleancës Ndërkombëtare të prira nga SHBA edhe kësaj radhe do të dalim faqebardhë.
Faleminderit për mbēshtetjen e vazhdueshme!
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...