Debatet vazhdojnë në Bruksel për vendimin e hapjes ose jo të negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.
Pas një diskutimi të thelluar midis liderëve në lidhje me aspiratat e Maqedonisë së Veriut dhe të Shqipërisë për të hapur negociata me BE-në, mësohet se Presidenti i Këshillit Donald Tusk ka thirrur një pushim duke shpresuar të ndërmjetësojë një marrëveshje që do të kapërcejë kundërshtimin e ashpër të presidentit francez Macron për hapjen e bisedimeve të pranimit me dy vendet e Ballkanit.
Presidenti i Këshillit Evropian Donald Tusk, Angela Merkel, Emmanuel Macron dhe disa lider të tjerë aktualisht janë ulur duke hartuar një tekst mbi zgjerimin./TCH
Imri Ahmeti betohet si kryetar i Lipjanit për mandatin e kat...
Prishtina 01 synon çerekfinalen në Ligën e Kampionëve të fut...
Putin sfidon Trump? I premton Indisë furnizim me naftë, SHBA...
Shtyhet seanca për Erion Veliajn
Krasniqi uron kryetarët e rinj pas seancave inauguruese në K...
Kelmendi do të ankohet ndaj vendimit të Themelores që refuzo...