Ish- deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi e ka quajtura një të keqe të domosdoshme Presidentin e Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi.
Ai, po ashtu ka bërë të ditur se raportet mes Vetëvendosjes në qeveri dhe Thaçit në Presidencë, nuk kanë si të jenë të shkëlqyeshme, por vetëm një komunikim i domosdoshëm.
“Presidenti krejt çka do të jetë, do të jetë e keqja e domosdoshme. Normalisht që ne raportet nuk kemi si ti kemi të mira dhe të shkëlqyeshme në bashkëpunim me presidentin , por shteti duhet të funksionoj përmes linjave të tij dhe për fat të keq në njërën ndër linjat kryesore vazhdon të mbetet Thaçi akoma. Pra ne duhet që të kemi vetëm komunikim të domosdoshëm me këtë institucion, jo për shkak të institucionit, por për shkak të atij që i prinë këtij institucioni”, tha ai në një emision në RTK.
Selimi nuk e përjashtoj mundësinë e shkarkimit të Thaçit, nëse kjo do të mund të bëhej vetëm përmes rrugëve të Kuvendit të Kosovës. Megjithatë sipas tij, rruga për shkarkimin e presidentit shkon përtej Kuvendit të Kosovës.
“Situatat e sotme, procedurat për ta shkarkuar presidentin nuk janë vetëm parlamentare, por shkon përtej Kuvendit të Kosovës, sepse po të ishte me parlamentin ndoshta do të ishim në situatë tjetër. Nuk mund të flas në emër të LDK-së, por nga këndi jonë, vazhdon të mbetet një person problematik, i cili për fat të keq zyrën e ka në Presidencën e Kosovës”, u shpreh Selimi.
Punime në rrjet, këto vende do të mbesin sot pa rrymë
Rreth 64 mijë aplikime nga diaspora për votimet e 28 dhjetor...
SHBA i cakton afat 2027-ën Europës që ta marrë drejtimin e m...
Shpërthejnë luftime vdekjeprurëse në kufirin midis Pakistani...
Presidenti i FFK-së, Agim Ademi: Nëse kualifikohemi, ky do t...
Zgjedhjet e 28 dhjetorit, sot afati i fundit për ta ndërruar...