Kryetarja e sapo zgjedhur e Komisionit Evropian, Ursula von der Layen, theksoi se nuk ka asnjë sinjal se në mbledhjet e liderëve të BE-së në Bruksel do të arrihet vendim për procesin e zgjerimit të BE-së.
“Më vjen keq, sepse besoj se këto vende bënë përpjekje të rëndësishme që të përafrohen drejt BE-së dhe për këtë shkak është e rëndësishme që t’u jepet sinjal”, deklaroi Ursula von der Leyen, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Liderët e BE-së sonte në Bruksel duhet të bisedojnë për mundësitë e hapjes së bisedimeve me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë. Kjo çështje erdhi në agjendën e Samitit të liderëve të BE-së, pasi që më herët nuk u arrit konesus në nivel të ministrave të punëve të jashtme.
Shumica e vendeve anëtare përkrahën nisjen e bisedimeve për Shkupin dhe Tiranën, por Franca kërkon ndryshim të metodologjisë së anëtarësimit.
Rodrygo thotë se “konkurrenca e fortë” mes tij dhe Mbappes, ...
David Raya: Po të kisha qëndruar në Spanjë, do të punoja si ...
Abdixhiku tregon 15 nënshkrimet e LDK-së për Vjosa Osmanin
Manchester United shënon fitore ndaj Brentfordit
“Drejtim i rrezikshëm, kushtetuta u shkel”, Haradinaj reagon...
Hamza: Kjo që ndodhi sonte është puç kushtetues, shkelja ka ...