Duket se zyrat e Kadastrës janë kthyer në një ambient shtetëror ku “dhurohet” problematikë, dhunë dhe rrëmujë.
Pas rasteve në Vlorë e Durrës, kësaj here kreu i Kadastrës në Tropojë Blerant Lushaj është përplasur me grushte me një qytetar. Fjala është për një qytetari i quajtur Ahmet Gjocaj, i cili ka kërkuar me ngulm që prej tre vitesh për të bërë regjistrimin e pronës. Sipas qytetarit që ka kryer dhe denoncimin në polici, ai ka shkuar në zyrën e drejtuesit të kadastrës dhe pas debatit, është goditur nga Blerant Lushaj.
Neës24, ka arritur të zbardhë pjesë të deklarimit të qytetarit në polici:
“Në 15 tetor, i telefonova disa herë drejtorit Blerant Lushaj për problemin tim por ai nuk ma ka hapur telefonin, të cilit i kam rënë rreth shtatë herë. Nga kjo unë jam nisur për ta takuar tek zyra e tij. Sapo kam hyrë ne zyrë ai direkt më është përgjigjur ‘shko në sportel dhe merr sqarimet e duhura’. Ai u çua nga karrigia dhe më ka goditur me grusht në kokë. Në kushte të tilla dhe unë jam kundërpërgjigjur”, ka thënë në dëshminë e tij qytetari Gjocaj.
Nga ana e tij drejtori i Kadastrës së Tropojës Blerant Lushaj ka thënë në polici se u dhunua nga qytetari pa ndonjë arsye.
“Shtetasi Ahmet Gjocaj ka hyre direkt në zyrën time dhe më ka goditur me grusht në buzën e sipërme duke më shkaktuar dëmtime. nuk e di pse më goditi dhe nuk jam në gjendje ta kuptoj. Deri tani asnjëherë nuk kam pasur probleme me këtë person”, ka thënë kreu i Kadastrës.
Gjykata ka vendosur pas këtyre deklarimeve që qytetari të marrë masën e detyrimit të paraqitjes, ndërsa drejtori Lushaj ësht lënë i lirë, pavarësisht se në Ministrinë e Drejtësisë dhe në drejtorinë e përgjithshmë të kadastrës rezultojnë një sërë akesash për sjelljen e Lushajt. Përplasja fizike mes të dyve ka ndodhur ditën e djeshme./Express
34 të arrestuar në operacionin policor kundër skemave pirami...
“Unë doja lekët, hajde mirupafshim”, Rogerti i zhgënjyer pas...
Rama: Marrëdhëniet politike me Spanjën në nivel tjetër, Shqi...
Tërmet në Greqi
Carrick dëshiron të mbetet në krye të United edhe për sezoni...
Dy centë më lirë nafta sot në Kosovë