Për herë të parë, monedha e përbashkët Europiane ka nisur forcimin në tregun e këmbimit valutor vendas. Një euro këmbehet me 123.78 lekë, duke arritur nivelin më të lartë përgjatë të këtij viti.
Ekspertët e ekonomisë thonë se janë disa faktorë që kanë forcuar euron, si nga tregu i jashtëm edhe ai i brendshëm.
Profesori i ekonomisë, Ardian Civici sqaron se në tregun ndëkombëtar euro ka më shumë se një javë që po fiton pikë kundrejt dollarit, ndërsa në kursin e brendshëm, efekti i sezonit të verës ku kishte një kërkesë të rritur për lekun është duke mbaruar.
Por ekspertët evidentojnë se edhe transaksionet për blerjen e euros nga banka qëndrore dhe bankat e nivelit të dytë ka rritur kërkesën për të në treg.
Megjithatë, profesori Civici shprehet se tendenca e tregut të këmbimit valutor nuk mund të parshikohet në të ardhmen.
“Në tregun e këmbimit valutor vendas edhe paundi britanik është duke u forcuar ndjeshëm, ndërsa dollari amerikan ka qëndruar në të njëjtat kuota rreth vlerës 111 lekë. Ekspertët bëjnë thirrje që qytetarët të mos pozicionohen në monedha të caktuara për sa kohë të ardhurat e tyre janë në lek, pasi në të ardhmen mund të pësojnë humbje”./klan
Sveçla pjesëmarrës në Forumin e Salzburgut për bashkëpunim r...
Fakulteti në Mitrovicë të Veriut në prag të skadimit të afat...
Netanyahu: Përmbysja e regjimit në Iran është në duart e pop...
Trump thotë se lufta me Iranin është afër përfundimit
Shkëlqeu me dy gola ndaj Osasunas – Vedat Muriqi, pjesë e fo...
Vuçiq kritikon forumin e Bordit të Paqes: Osmani po paraqite...