Mbi adoleshentin, rëndojnë disa akuza mjaft të mëdha
Adoleshenti 14-vjeçar, është arrestuar pasi e përplasi një Subaru Forester, për një Lamborghini Urus, të parkuar skaj një rruge në Perth të Australisë, transmeton Telegrafi.

I riu e kishte humbur kontrollin mbi veturën që e vodhi në një shtëpi, duke shkaktuar aksidentin e kushtueshëm për të dy veturat.
Forcat policore, kanë arritur ta arrestojnë atë, menjëherë pasi u njoftua nga pronarët, se makina e tyre është vjedhur gjatë orëve të mbrëmjes.
Akuza mjaft të rënda rrëndojnë mbi adoleshentin, përfshirë atë për vjedhje me paramendim, si dhe shkaktim të dëmit të rëndë material.
Derisa po qëndron i lirë me kusht, pritet që së shpejti të del para drejtësisë, në një gjykatë për të mitur që bien ndesh me ligjin.

“Thaçi të lirohet para aktgjykimit me shkrim”
S`ka president pa marrëveshje politike
Nesër mblidhet Kuvendi, në rend dite marrëveshjet ndëkombëta...
E konfirmon Liverpool-i, largohet Robertson
Netanyahu: Izraeli gati për negociata të drejtpërdrejta me L...
Haxhiu: Kurti dhe përfaqësuesit e partive opozitare diskutua...